
Arkitekture dhe Interior Design me ArchiCAD
Njohja dhe Aftësimi Profesional në ArchiCAD
- Ky trajnim është i strukturuar për të zhvilluar njohuri dhe aftësi të avancuara në ArchiCAD, duke e bërë përdoruesin ekspert në përdorimin e programit. Pjesëmarrësit do të mësojnë të ndërtojnë dhe menaxhojnë projekte profesionale arkitektonike dhe të dizajnit të brendshëm, duke përfshirë modelimin kompleks, optimizimin e detajeve teknike dhe përgatitjen e projekteve për zbatim.
Arkitekturë
- Ky modul mbulon të gjitha fazat e një projekti arkitektonik, nga koncepti fillestar, analiza dhe zhvillimi i projektit, modelimi 3D, detajimi teknik, përgatitja e dokumentacionit zbatues, deri te renderimi profesional dhe prezantimi final. Përdoruesit do të mësojnë përdorimin e komandave të avancuara për ndërtimin e modelit arkitektonik, krijimin e planimetrive, prerjeve, fasadave dhe detajimeve konstruktive të gatshme për ekzekutim.
Dizajn Enterier
- Në këtë modul, kandidatët do të zhvillojnë aftësi për të realizuar një projekt të plotë të brendshëm, nga koncepti dhe analiza e hapësirës, deri te përgatitja e projekteve zbatuese me të gjitha detajet për realizim. Përfshihet modelimi i avancuar i ambienteve të brendshme, vendosja e materialeve dhe mobiljeve, ndriçimi, optimizimi i hapësirës dhe krijimi i vizualizimeve profesionale për prezantim.
Projekte Reale
- Pjesëmarrësit do të aplikojnë njohuritë e fituara në projekte reale duke trajtuar sfidat praktike dhe zgjidhjet teknike.
- Do të zhvillohet një qasje e thelluar mbi strategjitë e bashkëpunimit dhe organizimit të punës në grup për të realizuar projekte të standardizuara për ekzekutim.
Përfundim
- Ky program ofron një trajnim të plotë dhe të avancuar në ArchiCAD, duke mbuluar të gjitha fazat e një projekti arkitektonik dhe të dizajnit të brendshëm deri në detajet më të imta. Përdoruesit do të aftësohen të krijojnë dhe ekzekutojnë projekte profesionale me standardet më të larta të industrisë.
- Ky program ofron një trajnim të plotë dhe të avancuar në ArchiCAD, duke mbuluar të gjitha fazat e një projekti arkitektonik dhe të dizajnit të brendshëm deri në detajet më të imta. Përdoruesit do të aftësohen të krijojnë dhe ekzekutojnë projekte profesionale me standardet më të larta të industrisë.
- Kohëzgjatja: 5 javë (1 herë në javë, nga 5 orë(adm) ligjerime dhe konsultime)
Orari: Dita e Shtunë
- Kohëzgjatja: 5 javë (1 herë në javë, nga 5 orë(adm) ligjerime dhe konsultime)
Online – Live me Ligjërues
Trajnimi zhvillohet në kohë reale përmes platformave online, me interaktivitet të plotë.Klasa Tradicionale
Trajnimi mbahet në hapësirat tona fizike.
Pjesëmarrësit duhet të kenë me vete laptopët e tyre.
Detajet
Metodat
@ ARCEL copyrights 2025, All rights reversed.