Arkitekture dhe Interior Design me Photoshop

Template dhe Komandat Bazike

  • Në këtë segment, do të fokusohemi në thellësimin e njohurive bazike të përdorimit të Photoshop në fushën e arkitekturës dhe enterierit. Njihuni me komandat kryesore, template-të dhe tabelat e punës në Photoshop. Zhvilloni njohuritë themelore dhe aftësitë për të filluar krijimin dhe përpunimin e imazheve.

Arkitekturë

    • Ky modul fokusohet në përdorimin e Photoshop për përpunimin e projekteve arkitektonike. Mësojeni teknikat e përpunimit të renderave  për të shtuar detaje dhe për të përmirësuar cilësinë e tyre.
      • Zhvilloni aftësi për të krijuar paraqitje artistike të fazave 2D. 
        Eksploroni teknikat e ndriçimit dhe manipulimit të hijeve në renderat për të sjellë dimension shtesë dhe realitet.
        Mësoni se si të përdorni Photoshop për një renderim të plotë të projektit arkitektonik duke shtuar detaje, ngjyra, dhe atmosferë.

Dizajn Enterier

    • Ky modul adreson përdorimin e Photoshop në përpunimin e projekteve të dizajnit të brendshëm. Mësojeni teknikat për të përpunuar renderat 3D të ambientit të brendshëm dhe për të shtuar detaje dhe ndryshime.
      Mesoni si te beni paraqitje artistike dhe tërheqëse të fazave 2D.
      Eksploroni teknikat e ndriçimit dhe manipulimit të hijeve për të përmirësuar atmosferën dhe perceptimin e dizajnit të brendshëm

Projekte Reale

    • Aplikoni njohuritë e fituara në projekte reale duke trajtuar sfidat dhe problematikat e mundshme.
      Diskutoni strategjitë për bashkëpunim të suksesshëm në grup dhe ekip.

Përfundim

    • Ky planprogram ofron një rrugë të strukturuar dhe të specializuar për përdorimin e Photoshop në arkitekturë dhe dizajn të brendshëm, duke kombinuar njohuritë themelore me teknika të avancuara të përpunimit dhe krijimit artistik.

  • Detajet

      • Kohëzgjatja: 3 javë (1 herë në javë, nga 5 orë(adm)) Ligjerim dhe Konsultim
        Orari: Dita e shtunë


    • Metodat

        •  Online – Live me Ligjërues
          Trajnimi zhvillohet në kohë reale përmes platformave online, me interaktivitet të plotë.

           Klasa Tradicionale
          Trajnimi mbahet në hapësirat tona fizike.
          Pjesëmarrësit duhet të kenë me vete laptopët e tyre.

ONLINE

€99 

2 keste 49.50¢

REGJISTROHU ONLINE

CLASS

199

2 keste 99.50¢

REGJISTROHU KLASA

@ ARCEL copyrights 2025, All rights reversed.